68 persona janë ndaluar sot në një aksion të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Gjakovës, nën dyshimin për manipulim të rezultatit zgjedhor për kandidatë për deputet.
Pas intervistimeve, 15 kryesues të Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve janë ndaluar për 48 orë, me dyshimin për manipulime me vota në Komunën e Malishevës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, deklaroi se të mërkurën janë intervistuar edhe 43 komisionerë të tjerë, për të cilët ende nuk është marrë një vendim, pasi po vazhdon vlerësimi i tyre.
Ai shtoi se, në varësi të provave dhe zhvillimeve të hetimit, procedurat mund të zgjerohen edhe ndaj kandidatëve për deputetë.
Hetimet vijojnë nën mbikëqyrjen e organeve kompetente.
The post 68 persona të ndaluar në Gjakovë për manipulim të votave, hetimet mund të zgjerohen te kandidatët për deputet appeared first on Euronews Albania.
