Gjithë tifozëria e ekipit grek të PAOK-ut ka anuluar udhëtimet për në Francë. Sipas mediave greke në Selanik zia është e papërshkrueshme. Drejtuesit e ekipit varën bluza me emrat e 7-të të rinjve që humbën jetën dhe një tjetër me mbishkrimin “I pavdekshëm”.
Mbi 200 tifozë që kishin udhëtuar në të njëjtën rrugë para aksidentit tragjik u kthyen në vendin e tragjedisë për të lënë një fanellë, një shall, një qiri. Skuadrat e futbollit në Greqi vazhdojnë të shprehin solidaritetin.
Së fundi një delegacion nga ekipi i futbollit “Aris” vizitoi stadiumin “Toumba” në Selanik për t’i bërë homazhe të rinjve që humbën jetën. UEFA nga ana tjetër refuzoi të shtynte ndeshjen me Lyon dhe ekipi i PAOK udhëtoi për në Francë si zakonisht.
Megjithatë, dera që do të kishte pritur tifozët bardhezi në Parkun Olimpik nuk do të hapet në shenjë zie. Në një klimë zie për humbjen e 7 tifozëve të tyre, PAOK u stërvit në mëngjes në mjediset e Mesimvria dhe me përjashtim të Ivanushek, lojtarët e mbetur u përfshinë në ekip.
Dy ekipet greke “Panathinaikos” dhe “PAOK” tashmë janë kualifikuar për fazën e ndërmjetme të Europa League dhe po kërkojnë rezultate pozitive në ndeshjet e nesërme.
The post Aksidenti tragjik në Rumani, UEFA nuk shtyn ndeshjen! Tifozeria e PAOK-ut anulon udhëtimet për në Francë appeared first on Euronews Albania.
