Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të enjte ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Presidenca ka ndarë detaje nga ky takim teksa thekson se Osmani ka diskutuar me Prattipati lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë vendimi i duhur dhe strategjik. Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, njofton Presidenca.
Osmani dhe Prattipati ndër të tjera shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, si dhe për agjendën ndërkombëtare të presidentes në muajt në vijim.
The post Osmani takim me Anu Prattipati, në fokus të diskutimit anëtarësimi i Kosovës në “Bordin e Paqes” appeared first on Euronews Albania.
