Al Nassr mposhti Al Riyadhin 1-0 në raundin e 20-të të kampionatit saudit, në një ndeshje ku mungoi Cristiano Ronaldo.
Vendimtar ishte Sadio Mané, i cili shënoi në minutën e 40-të pas një pasimi të zgjuar nga João Félix. Me këtë sukses, fitorja e pestë radhazi në kampionat, Al Nassr ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe mbetet në vendin e dytë, një pikë pas Al Hilal, që barazoi për herë të tretë radhazi dhe ndiqet nga Al Ahly me 44 pikë.
The post Al Nassr fiton minimalisht ndaj Al Riyadh, Mané vendos sfidën appeared first on Euronews Albania.
