Ekskluzive/ Flamurtari godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Egnatias

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Flamurtari vijon punën për përforcimin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, ku deri më tani janë kryer disa afrime.

Në kampin vlonjat pas prezantimit të Peraltës pritet një tjetër emër i njohur për kampionatin shqiptar. Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj raporton ekskluzivisht se përforcimi i radhës është Redi Kasa, ish-sulmuesi i Egnatias.

24-vjeçari vjen pas një aventura te Gjilani në Kosovë, nga ku burimet konfirmojnë që lojtari ka mjoftuar largimin. Kasa do të prezantohet në ditët në vijim, ku dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Moriero.

The post Ekskluzive/ Flamurtari godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Egnatias appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: