Formimi i institucioneve, Kurti: Qeveria do të ketë emra të vjetër dhe të rinj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se po përgatiten që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës e të formohet Qeveria e re. Kurti theksoi se duhet sa më shpejt të votohet buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare. Ai tha që buxheti duhet të përmbyllet në muajin shkurt.

 “Ne po përgatitemi që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin e sa më shpejt ta formojmë Qeverinë, sepse, siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe Panin e Rritjes me Bashkimin Evropian që është 882, 6 milion euro, e që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar atë që më së shumti e kemi përgjegjësi e obligim, por do të thosha edhe preferencë e ky është buxheti për vitin 2026.

Ju e dini që më 1 të 12 Qeveria mund të vazhdojë vetëm edhe në muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdojmë kështu, në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur buxhetin e vitit 2026”, tha ai.

Ai paralajmëroi se kabineti i ri qeveritar do të ketë emra që ishin propozuar më pare por edhe emra të rinj.

“Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë edhe Glauk Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identik, do të ketë edhe emra të tjerë”, tha ai.

I pyetur për postin e presidentit të shtetit, tha se njëherë duhet t’i përmbyllin këto tre hapa e pastaj do të ecin në hapin e katërt.

The post Formimi i institucioneve, Kurti: Qeveria do të ketë emra të vjetër dhe të rinj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: