Mbreti Charles uron Osmanin për Pavarësinë, shpreh bashkëpunim dhe mbështetje për Kosovën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Kosovë. Në mesazhin e tij, Charles III shpreh urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe duke theksuar angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në vitet në vijim.

Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e përballjes së përbashkët me sfidat globale, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe uron paqe, prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.

The post Mbreti Charles uron Osmanin për Pavarësinë, shpreh bashkëpunim dhe mbështetje për Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: