Arsenal shkatërron Tottenhamin në derbin e Londrës, Tudor debuton me humbje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Derbi i Londrës në Premier League shkoi në favor të Arsenalit i cili mposhti në transfertë Tottenham Hotspur me shifrat 1-4.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ruan kreun ndërsa dominoi sfidën dhe i shkaktoi humbje në debutim trajnerit Igor Tudor. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me golat e Eberechi Eze për Arsenalin dhe Randal Kolo Muani për vendasit.

Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” rritën ritmin. Viktor Gyökeres realizoi për 1-2 në minutën e 47’, ndërsa më pas Eze shënoi sërish për 1-3. Në kohën shtesë, sulmuesi suedez vulosi rezultatin përfundimtar 1-4.

Arsenali regjistron kështu fitoren e 18-të në kampionat dhe kryeson me 61 pikë, 5 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera të së dielës fitore morën edhe Liverpool, Crystal Palace dhe Fulham. “The Reds” siguruan tri pikët në fushën e Nottingham Forest falë golit të Alexis Mac Allister.

Standings provided by Sofascore

The post Arsenal shkatërron Tottenhamin në derbin e Londrës, Tudor debuton me humbje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: