Partia Demokratike e Kosovës, PDK ka reaguar për ftesën e marrë nga kryeministri Albin Kurti për takim për çështjen e presidentit. PDK thekson se mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.
Më tej në reagim, PDK shton se është e domosdoshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet deri më 31 mars dhe që do të qartësojë hapat e mëtejshëm institucionalë.
Partia Demokratike e Kosovës shton se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i procedurave institucionale është mënyra më e përgjegjshme për të garantuar stabilitet politik dhe institucional në vend.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur Masë të Përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe çdo veprim të mëtejshëm të Kuvendit në këtë drejtim.
The post PDK: Të respektohet procesi institucional dhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese appeared first on Euronews Albania.
