Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Kosovës dhe Turqisë, ku trajneri Franco Foda ka vendosur të ruajë të njëjtin ekip startues që fitoi në Sllovaki pesë ditë më parë (3-4).
Edhe për këtë takim vendimtar, emra si Edon Zhegrova dhe Milot Rashica do të qëndrojnë në stol.
Formacioni zyrtar i Kosovës (5-3-2):
Portier: Muric
Mbrojtja: Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni
Mesfusha: Hoxha, Rexhbecaj, Muslija
Sulmi: Asllani, Muriqi
Trajner: Franco Foda
Ky ekip startues synon të sigurojë një rezultat historik që do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në Botërorin 2026.

The post Formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi, Foda ruan ekipin fitues të Sllovakisë appeared first on Euronews Albania.
