Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e martë në orën 10:00, përpara institucioneve kryesore shtetërore. Sipas njoftimit të shoqatës, protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Financave dhe para Kryeministrisë.

“Bashkohu me ne”, është thirrja e fermerëve e afishuar në posterin e njoftimit të protestës. Fermerët kanë shprehur disa herë problematikat lidhur me informalitetin në treg dhe marrjen e masave për reduktimin e tij. Ky reagim vjen si pasojë e situatës së vështirë që po kalon sektori i blegtorisë, i cili sipas fermerëve ndodhet në një krizë të thellë ekonomike.

Blegtorët theksojnë se rritja e vazhdueshme e kostove për ushqimin e bagëtive, karburantin dhe shërbimet bazë po ua pamundëson mbijetesën. Në të njëjtën kohë, çmimi i ulët i grumbullimit të qumështit dhe mungesa e mbështetjes së mjaftueshme nga shteti po i detyron shumë fermerë të braktisin aktivitetin.

Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të garantuar mbështetje konkrete për prodhimin vendas.

The post Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: