“Show propagandues i LVV”, LDK nuk merr pjesë në Kuvend për diskutim në lidhje me Presidentin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u ka thënë mediave që si parti nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit të Kosovës për “diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit.

Seancën e paralajmëruar, Abdixhiku e ka quajtur “show propagandues i Vetëvendosjes ”.

Seanca është paralajmëruar se do të fillojë sot në orën 17, gjersa afati i fundit për zgjedhjen e një presidenti është nesër më 28 prill.

Në të kundërtën, Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili e ka quajtur këtë seancë “show”, në një postim në Facebook duke thënë se për Presidentin “votohet e nuk diskutohet”.

The post “Show propagandues i LVV”, LDK nuk merr pjesë në Kuvend për diskutim në lidhje me Presidentin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: