Në orën 20:30 seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit të Kosovës, 2 kandidatë në garë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeparlamentarja e Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga ora 20:30 është ftuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit. 

Haxhiu në postim në Facebook ka shkruar se janë propozuar Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha si kandidate për presidente. 

“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkruan Haxhiu në Facebook.

The post Në orën 20:30 seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit të Kosovës, 2 kandidatë në garë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: