Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryetari i Komunitetit të Islamistëve të Serbisë, myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve për themelimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.
Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre e jetesës.
Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e bën këtë për të forcuar “panshqiptarizmin”.
“Bektashinjtë nuk e praktikojnë islamin dhe ata vetë do të thonë se nuk janë myslimanë”, u shpreh Jusufspahic.
The post Komuniteti Islam i Serbisë kundër shtetit të Baba Mondit: Ata nuk janë myslimanë! appeared first on Lapsi.al.
