Autoritetet iraniane kanë mbyllur një qendër të gjuhës frënge të lidhur me ambasadën franceze në Teheran pas një urdhri gjyqësor. Kështu njoftoi të dielën zyra e prokurorit të Teheranit.
Qendra operoi për vite me radhë nën maskën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për të marrë një licencë, thanë autoritetet, duke e akuzuar atë për aktivitete kundër kulturës iraniane dhe sigurisë kombëtare, duke përfshirë identifikimin dhe ndërtimin e rrjeteve, si dhe lehtësimin e largimit të iranianëve të kualifikuar nga vendi.
Parisi dëboi diplomatë iranianë pas një veprimi të ngjashëm të Teheranit muajin e kaluar, për shkak të akuzave për “ndërhyrje” në punët e brendshme të Iranit.
The post Irani mbyll qendrën e gjuhës frënge në Teheran, akuza për aktivitete të paligjshme appeared first on Euronews Albania.
