Momenti kur Salianji niset drejt burgut të Fierit (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shfaqet momenti kur eskorta që shoqëron Salianjin niset nga ambientet e Policisë së Tiranës drejt Fierit.

Salianji u paraqit më herët gjatë ditës për t’u vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.

/bw

The post Momenti kur Salianji niset drejt burgut të Fierit (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *