Plagosën policët duke i përplasur me makinë, kapet shqiptari me mbi 14 kg lëndë narkotike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia italiane arrestoi në Massa Martana një shtetas shqiptar 22-vjeç, një sllovak 27-vjeç dhe një italian 23-vjeç, të cilëve iu gjetën mbi 14 kilogramë marijuanë dhe hashash dhe rreth 25 000 euro cash. Gjithçka nisi me një makinë të dyshimtë dhe vendimin e policëve për ta kontrolluar atë. Shoferi tentoi të arratisej dhe përplasi makinën e oficerëve, duke plagosur dy prej tyre. Pas ndalimit, policia ka kontrolluar pasagjerët dhe mjetin, duke gjetur poshtë sediljeve 5 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram hashash. Në shtëpi u gjetën 540 gramë marijuanë, 7 kilogramë e gjysmë hashash dhe 25 mijë para të gatshme, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.
Të tre subjektet u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe me urdhër të prokurorit u mbyllën në burgun e Spoletos në pritje të seancës së vlefshmërisë.

23-vjeçari, duke drejtuar veturën, u raportua për dëmtime, lëndime personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

The post Plagosën policët duke i përplasur me makinë, kapet shqiptari me mbi 14 kg lëndë narkotike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *