80-vjeçari në intubim/ Detaje nga dhunimi i të moshuarve në Fier

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë zbardhur detaje të reja nga dhunimi i çiftit të të moshuarve në Fier, nga 47-vjeçari, Ilir Nukaj. Sipas raportimeve është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, ndërsa 80-vjeçari nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi njihej si person problematik.

Më pas Nukaj i ka goditur dy të moshuarit Namik Rustemin dhe bashkëshorten e tij 77 vjeç, me grushte në pjesën e kokës.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i intubuar në spitalin rajonal të Fierit. Bashkëshortorja e tij, pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Nukaj, person me preçedent penal për krime ndaj personit, akuzohet për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

The post 80-vjeçari në intubim/ Detaje nga dhunimi i të moshuarve në Fier appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *