Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
“Natyrisht kemi ardhur këtu vetëm për tre pikë, udhë tjetër nuk ka. Sepse vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë, me përkushtim dhe me grupin e bashkuar besoj se nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium”. Ardian Ismajli i ka idetë e qarta para ndeshjes me Gjeorgjinë në Tbilisi. Në lojé është vendi i parë në grupin 1 të Nations League dhe mbrojtësi I Empolit nuk tërhiqet nga sfida.
Nuk është atmosfera më e mirë mundshme, duke patur parasysh dy humbjet në 2 ndeshjet e fundit, por Ismajli është I bindur se nesër do të jetë ndryshe: “Kur shikon ndeshjet si kanë rrjedhur, besoj se me Gjeorgjinë nuk e kemi merituar humbjen. Por ajo është e kaluara, do shohim para. E thashë që vetëm fitorja na bën punë. Kemi ardhur për tre pikë dhe shpresoj që t’ia dalim se vetëm ato na mbajnë në garë për vendin e parë”.
Rreziku kryesor është natyrisht Kvaratskhelia. Një lojtar që Ismajli e njeh mirë, duke qenë se është perballur jo pak herë në Serie A. “Ne të gjithë e njohim për cilësinë që ka, aftësitë që ka, por ashtu si në ndeshjen e parë që ia dolëm ta ndalojmë, do ia dalim edhe nesër, sepse grupi, grupi, gjithmonë gurpi është ai që bën rezultatin e ndeshjen. Sidomos ne, mbrojtja, për ndalimin e aksioneve të kundërshtarëve”.
The post “Kvara? E ndalim si ndeshjen e parë” : Ismajli sfidues ndaj gjeorgjianëve: “Kemi ardhur për fitoren” appeared first on Lapsi.al.
