Ilir Rusi zgjidhet kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

KLGJ ka zgjedhur me shumicë votash ditën e sotme, Ilir Rusin si kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas përfundimit të mandatit të Nuaureda Llagamit në krye të KLGJ.

Po ashtu, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Njoftimi i KLGJ:

Sot, në datën 22.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të znj. Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

gijotina.com/

The post Ilir Rusi zgjidhet kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *