21 janari/ Kuliçaj pas daljes nga SPAK: Shpjegova të gjitha veprimet atë ditë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka dëshmuar për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme lidhur me ngjarjet e “21 janarit”. Pas daljes nga SPAK, Kuliçaj foli shkurtimisht për gazetarët ku tha se ka dhënë shpjegime për ptë gjitha veprimet e policisë në ditën e protestës së 21 janarit të vitit 2011. Ai nuk dha më shumë detaje, sipas tij, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.

The post 21 janari/ Kuliçaj pas daljes nga SPAK: Shpjegova të gjitha veprimet atë ditë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *