Evropa League dhe Conference League rikthehen sot me 34 ndeshje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sot luhen ndeshjet e tjera të javës së 3-të në Ligën e Europës.

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot është radha e ndeshjeve në dy garat e tjera ekipore në Evropë.

Liga e Evropës zhvillon ndeshjet e xhiros së tretë, ndërsa Liga e Konferencës ato të xhiros së dytë.

Në Ligën e Evropës ndeshjet më interesante pritet të jenë Fenerbahce-Manchester United, Porto-Hoffenheim dhe Lyon-Besiktas.

Përveç tyre në këtë garë luajnë edhe klube tjera të njohur si Roma, Real Sociedad, Ajax, Athletic Bilbao, Rangers, Tottenham Hotspur dhe Lazio.

Në anën tjetër, në Conferencë Ligë ndeshjet me interesante pritet të jenë ato në mes të Panathinaikos-Chelsea dhe Real Betis-Copenhagen.

Në garën e tretë për nga rëndësia të klubeve evropiane luajnë edhe klube tjera si Gent, Molde, St-Gallen, Fiorentina dhe Legia.

Ndeshjet në të dy garat zhvillohen në dy orare: nga ora 18:45 dhe 21:00.

The post Evropa League dhe Conference League rikthehen sot me 34 ndeshje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *