Mediat: Largimi i Alonso-s i pashmangshëm, dy kandidatë për stolin e Leverkusen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në merkaton e verës që kaloi, Byer Leverkusen arriti ta mbante Xabi Alonson në stol, pavarësisht joshjeve nga klubet kryesore. Megjithatë largimi në fund të sezonit duket thuajse i sigurt.

Kontrata e Alonsos është e vlefshme deri në vitin 2026, por drejtuesit e Leverkusenit, sipas “Sky Sports”, kanë nisur punën për zëvendësuesin

Për momentin, trajneri i Stuttgart, Sebastian Hoenes dhe ndihmës trajneri i Gjermanisë, Sandro Wagner janë ndër kandidatët kryesorë për ta pasuar Alonson.

Hoenes, vlerësohet shumë nga Leverkusen për shkak të filozofisë së tij të lojës kurajoze dhe ofensive. Edhe profili i Wagner është gjithashtu shumë intrigues, madje disa klube të Premier League dhe Bundesligës janë interesuar për të.

Sa i përket Alonsos, e ardhmja e tij shihte në Spanjë, aty ku prej kohësh ndiqet nga Real Madrid.

The post Mediat: Largimi i Alonso-s i pashmangshëm, dy kandidatë për stolin e Leverkusen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *