Von Der Leyen përfundon takimin me Presidentin Begaj, fokusi tek integrimi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar takimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.

“Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, pra kompanitë e Ballkanit Perëndimor në sektorë të caktuar”– u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian gjatë konferencës me kryeministrin Rama një ditë më parë.

Ajo shtoi se “partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po vënë më zbatim reforma të rëndësishme dhe këto reforma mbështeten nga ne”.

Vizita e Von der Leyen është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

 

The post Von Der Leyen përfundon takimin me Presidentin Begaj, fokusi tek integrimi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *