“Kaluan vijat e kuqe”- Blushi: Horrat që kanë futur në burg, mos të provokojnë Metën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mori pjesë këtë të premte në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku u ndal dhe te arrestimi i Ilir Metës.

Blushi përshëndeti kreun e PL, për të cilin tha se po ndiqte protestën.

Ai e cilësoi ndalimin e ish-presidentit si një shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe një tentativë për të ndaluar zërin e opozitës.

Blushi shtoi se arrestimi i Metës është një sinjal i qartë se pushteti po përdor mjetet e tij për të shkaktuar frikë dhe për të përndjekur ata që guxojnë të kritikojnë qeverinë.

Sekretari i PL  bëri thirrje për unitet dhe organizim nga ana e qytetarëve për të kundërshtuar këtë situatë dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

“Një përshëndetje për Presidentin e Partisë Libertate, që po na ndjek. Rrëmbimi i Presidentit nga kjo bandë terroriste është një kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë se arrestimet politike udhëhiqen nga Edi Rama. Burgosja politike e Presidentit të PL dhe e liderit të PD është bërë pa asnjë fakt, provë ose dëshmi.

Më e rëndë është ironia që këto akuza për krime janë ngritur mbi veprime që ka kryer vetë Edi Rama. Tani, vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha për veprim. Është momenti për t’u organizuar më shumë se kurrë. I bëj thirrje atyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën: mos na provokoni, sepse jemi të gatshëm t’u japim një përgjigje si shqiptarë. Dhe e dini mirë se si iu përgjigjen armiqve të këtij vendi”.

The post “Kaluan vijat e kuqe”- Blushi: Horrat që kanë futur në burg, mos të provokojnë Metën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *