Dhunuan dy persona në një lokal, arrestohet 39-vjeçari, procedohet penalisht i riu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme, së bashku me një 19- vjeçar, kanë goditur me grushta dhe sende të forta 2 persona në një lokal. Sipas policisë, në pranga është vënë 39-vjeçari me inicialet F.M, ndërsa nisi procedim penal ndaj 19- vjecarit me inicialet R.H.

“Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 19 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe sende të forta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

The post Dhunuan dy persona në një lokal, arrestohet 39-vjeçari, procedohet penalisht i riu appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *