Zhdukja e të moshuarës shqiptare në Greqi, dyshohet se e vrau prifti grek

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një rast i ndërlikuar zhdukjeje në Alikianos të Chanias, Greqi, është zbardhur pas gati dy vitesh hetimesh. Dëshmitë e reja sugjerojnë se prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vrasjen e 75-vjeçares shqiptare, Chaoussi Saniko, e cila u pa për herë të fundit më 23 shtator 2022.

Sipas mediave greke, dyshohet se prifti e goditi me makinë gjatë kalimit në rrugë, ndërsa dy bashkëpunëtorë çekë, baba e bir, që punonin në varrezat e fshatit, tentuan të mbulonin krimin duke fshirë gjurmët.

Rasti ka tërhequr vëmendjen pas aktivizimit të alarmit për zhdukjen e saj, por fillimisht nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar të dyshuarit. Tani, prifti pritet të përballet me organet hetimore për akuzën e vrasjes.

The post Zhdukja e të moshuarës shqiptare në Greqi, dyshohet se e vrau prifti grek appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *