Aksident në Fier/ Motori përplaset me makinën, plagoset rëndë një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vajkan Një automjet tip Renault është përplasur me një motor rreth orës 13:25.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Klajdi Hatia, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po transpotohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë në Komisariat është shoqëruar shoferi i makinës Manol Çepele.

“Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

The post Aksident në Fier/ Motori përplaset me makinën, plagoset rëndë një person appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *