Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet sot, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Takimi vjen një ditë pasi deputetët e PDK-së dhe Aleancës qëndruan në sallën plenare, duke kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari thirrjen e seancës konstituive.
Sipas raportimeve në media, një nga çështjet që pritet të diskutohet nga deputetët e LDK-së është edhe pozita e presidentit të Kosovës.
LDK-ja ka diskutuar edhe më herët për këtë çështje, ndërsa deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se synojnë që posti i presidentit t’i takojë LDK-së
The post LDK mbledh sot grupin parlamentar, çfarë pritet të diskutohet appeared first on Euronews Albania.
