Sadiku shënon dhe kryeson klasifikimin e golashënuesëve në Indi!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Armando Sadiku po vazhdon të tregojë një formë mbresëlënëse në kampionatin indian të futbollit me fanellën e Goa, teksa është kthyer në kandidatin kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në këtë sezon pasi ka shënuar golin e 7-të rradhaiz në kampionat dhe të 12-in në të gjitha kompeticionet me klubin e tij.

Sulmuesi shqiptar, ka lënë shenjë në takimin e luajtur kundër Bengaluru FC, teksa ka udhëhequr ekipin e tij në fitoren 3-0. Në minutën e 63-të të ndeshjes ishte pikërisht Sadiku ai i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij,

Vetëm 10 minuta më vonë, sulmuesi u kthye në njeriun-asist për golin e dytë pasi i vodhi topin portierit kundërshtar. Ndërsa në fund ekipi i tij shënoi edhe golin e tretë të këtij takimi duke vulosur një fitore të pastër.

The post Sadiku shënon dhe kryeson klasifikimin e golashënuesëve në Indi! appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *