Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor nacional Berat-Lushnjë. Aksidenti në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet me drejtues 25-vjeçarin Rudin Lila ka përplasur një person, të identifikuar si Veli Mara. Mara sapo kishte zbritur nga motoçikleta dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës kur u plas. Mara është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për të dokumentuar ngjarjen. Deri më tani mendohet se shkak i aksidentit ka qenë personi që i ka prerë rrugën mjetit.
The post Zbriti nga motoçikleta për të kaluar rrugën, 25-vjeçari e përplas me makinë appeared first on Lapsi.al.
