Pasi i largon nga vendi, Rama u premton mësues emigrantëve shqiptarë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Politikat qeverisëse së kryeministrit Edi Rama kanë bërë që qindra mijëra të lënë vendin në një dekadë. Për këtë arsye qindra shkolla fshatrash u mbyllën, ndërsa edhe universitetet u boshatisën.

Ndërsa sot Edi Rama në takimin e tij në Selanik kërkon të mashtrojë shqiptarët që përzuri vetë, duke u premtuar se do u gjejë mësues për fëmijët në Greqi.

“Shqiptarë të Greqisë mirë se ju gjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni që t’ju prezantoj disa nga ne që siç e premtova pas takimit të parë do të na ndihmojnë t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqiptarë që ministria do lidhë kontratë pune për tu mësuar gjuhën amtare vogëlushëve shqiptarë. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra”, tha Rama.

Por Rama si duket harron realitetin e hidhur në vendin që drejton, për shkak se shumë shkolla kanë kyçur dyert, si pasojë e shpopullimit dhe ikjeve masive të familjeve shqiptare.

Të dhënat e fundit të Census-it treguan një rënie drastike të popullsisë në Shqipërinë, që ishte tkurrur në 2 milionë banorë. Shpopullimi i popullsisë u soll në vëmendje edhe nga Komiteti ndërqeveritar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ku u ngrit alarmi për ikjen e të rinjve dhe jo vetëm.

The post Pasi i largon nga vendi, Rama u premton mësues emigrantëve shqiptarë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *