Ndërron jetë ‘gjigandi’ i muzikës amerikane

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Quincy Jones, muzikanti dhe producenti i njohur amerikan që ka punuar me Michael Jackson, Frank Sinatra, Ray Charles dhe shumë të tjerë, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, publicisti i Jones, Arnold Robinson, tha se ai “vdiq i qetë” të dielën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Bel Air.

“Sonte, me zemra të plota, por të thyera, ne duhet të ndajmë lajmin për vdekjen e babait dhe vëllait tonë Quincy Jones. Dhe megjithëse kjo është një humbje e pabesueshme për familjen tonë, ne festojmë jetën e mrekullueshme që ai jetoi dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai”, tha familja në një deklaratë.

Jones ishte më i njohur si producenti i albumit Thriller të Michael Jackson.

Gjatë një karriere që përfshin më shumë se 75 vjet, ai fitoi 28 çmime Grammy dhe u emërua si një nga muzikantët më me ndikim të xhazit të shekullit të 20-të nga revista Time./e.t

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *