GJKKO mban në burg Leonard Luzin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, krim i parandaluar pas ndërhyrjes së policisë. 

Leonard Luzi akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt.

Krimi u parandalua nga Policia, pasi Amarildo Nikolli, u arrestua para se të kryente vrasjet. Në momentin e vendosjes në pranga, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Luzi, i cili njihet me pseudonimin “Daku” është një emër i njohur për policinë, pasi ka lidhje të forta me eksponentë të krimit. Ai është edhe shoku i Amarildo Nikollit, i cili dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm edhe në Itali.

The post GJKKO mban në burg Leonard Luzin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *