Dështon dëshmia, Beqaj sërish nesër me pranga në Kuvend

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dështuar. Seanca e sotme u mbyll me propozim të nënkryetarit të Komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “sot nuk po i japim dot drejtim”.

Seanca e pyetjeve me ish- ministrin Ilir Beqaj do të rinisë nesër rreth orës 10:30.

“Këtu e mbyllim. Me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.

Kujtojmë që për disa orë me radhë, dëshmia e Ilir Beqajt për sterilizimin u mbajt peng pasi demokratët nuk ranë dakord për procedurën si do të bëhej deklarata e Ilir Beqajt.

The post Dështon dëshmia, Beqaj sërish nesër me pranga në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *