Vetura përplas këmbësorin në qendër të Elbasanit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë degës së Tatim Taksave.

Makina përplasi këmbësorin i cili është dërguar në spital. Burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 17:45, në bulevardin “Qemal Stafa”, vendi i quajtur “Tatimet”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën”, tha më vonë në një njoftim policia.

gijotina.com/

The post Vetura përplas këmbësorin në qendër të Elbasanit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *