Kamëz/ Gjatë natës u hodh në erë një studio muzikore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shpërthim ka ndodhur në një godinë në Kamëz, e cila ishte përshtatur si studio muzikore.

Policia thotë se kjo studio është në pronësi të shtetasit A.A, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me lëndë plasëse.

Si pasojë, blutë e kryeqytetit thonë se ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Kamëz/ Gjatë natës u hodh në erë një studio muzikore appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *