Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e katërt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nga Irena Beqiraj

Një çoban do të qethte tufën e deleve. Nga mëngjesi deri sa u err u sorrollat, edhe gjithë ditën qethi vetëm një dele.

Kur u errësua mirë u kujtua e thirri gruan dhe i thotë: “Oburra grua na sill kandilin dhe të qethim tani njëqind copë”!

Kështu është edhe kjo rritja e pensioneve mandatin e katërt “- më shkruan një mik në Facebook!

Por në fakt është më keq , se çobanin e gënjente mendja që atë që nuk bëri ditën ta bënte me kandil natën . Ndërsa kryeministri edhe qeveria e tij janë te qarte se çfarë do të bëjnë mandatin e katërt.

Ne fakt ajo qe qeveria ka parashikuar ne planifikimin 3-vjeçar pra deri ne vitin 2027 është e e shkruar e zeza mbi te bardhe :

1)politika te reja pensionesh nuk do të ketë . Tek ky z përfshihet vetëm Ideksimi për inflacionin I cili nuk eshtë rritje e pensioneve as ligjerisht as ekonomikisht ! Qeveria ka parashikuar te shpenzojë për indeksimin përkatësisht :

1.6 miliardë lekë ne vitin 2025,

1.7 milliardë lekë ne vitin 2026 edhe

2 miliardë lekë ne vitin 2027.

Elementi i dyte i parashikuar është bonusi ose dhurata e fundvitit i cili po ashtu nuk konsiderohet rritje , edhe per te janë parashikuar :

3.61 miliardë lekë ne vitin 2025

3.75 miliardë lekë ne vitin 2026

3.8 miliardë lekë ne vitin 2027 …

E pra Çobani ynë bërtet “oburra na votoni se do te ngremë pensionet në mandatin e katërt ” ne 3 vitet e para ka parashikuar të përmirësojë mirëqenien votuesve kryesore të tij duke shpenzuar vetëm 0.2 % te PBB -së.

E pra sado të rritet ajo e uruar PBB , 0.2% e saj jane thërrime.

Më dhimbsen pensionistët por më shumë ka filluar të më dhimbset Kryeministri te cilit dikush duhet ti thotë: Kur je në gropë mos gërrmo më !

*Marrë nga “FB” i autores

The post Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e katërt appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *