PD: Buxheti 2025 i bashkive nuk mjafton të lajnë borxhet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Ylli Asllani u shpreh sot se, buxheti i bashkive për vitin 2025, është një hap pas dhe i pamjaftueshëm në raport me kërkesat reale të njësive vendore, përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet që ato kryejnë për qytetarët.

Në një deklaratë për mediet nga selia e PD, Asllani tha se, “pamundësia e fondeve do të çojë në mungesë stabiliteti financiar në njësitë vendore dhe do të mbajë të pashlyer stokun aktual të borxheve të bashkive”.

Sipas tij, projektit i mungon debati në këshillat bashkiake, llogaridhënia, transparenca, konsultimi dhe rekomandimet e opozitës apo shoqërisë civile.

Përtej fasadës së shifrave, vijon Asllani, “Transferta e Pakushtëzuar në adresë të vendorëve vazhdon të përbëjë vetëm 1% të PPB, e cila rezulton të jetë më e ulëta në Evropë”.

“Me 1% të PPB, buxheti 2025 nuk mund të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbuti varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore”, tha ai.

Asllani theksoi se në kushtet e rritjes së taksave dhe kostos së jetesës shkurton me 9,3% shpenzimet për ndihmën ekonomike për të të papunët dhe familjet në nevojë.

“Rritja me 13% e shpenzimeve të buxhetit vendor, e trumbetuar nga qeveria ka të bëjë me shtimin e barrës së taksave vendore e gjobave, si dhe rritjen e fondit të pagave, numrit të militantëve dhe shpenzimet e luksit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë”, u shpreh ai.

“Buxheti 2025 gjeneron pasiguri të jetës dhe pronës ndaj rreziqeve natyrore, sidomos të zjarreve dhe përmbytjeve, pasi Fondi Rezervë është ulur me 22.9%”, tha ai.

Sipas tij, “buxheti 2025 do të vazhdojë ta lejë Shqipërinë “turistike” edhe këtë vit pa plotësimin e kërkesave për 24 orë ujë të pijshëm dhe pa ndërtimin e impianteve të reja të përpunimit të ujërave të ndotur në qytetet e fshatrat turistikë”.

“Përballë këtij dështimi, u shpreh Asllani, PD i ofron shqiptarëve pavarësi, partneritet luajal dhe fuqizim financiar të njësive vendore”.

Prioritetet e PD, shtoi ai, “do të jenë taksat e ulëta, si dhe një qeverisje pranë qytetarëve dhe interesave të tyre. PD do të shtojë transfertën e pakushtëzuar nga 1% në masën 1.5% të PBB. Nëpërmjet rritjes së përfitimit të bashkive nga taksat e ndara, PD do të shtojë grantin e qeverisë dhe të ardhurat vendore në mbi 50% nga ato aktualet”.

The post PD: Buxheti 2025 i bashkive nuk mjafton të lajnë borxhet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *