Presidenti Duka: Shqipëria duhet të bënte më mirë në Ligën e Kombeve, të kthejmë faqe për Botërorin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Shqipërisë në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, e cila zbriti kuqezinjtë në Ligën C.

Sipas tij, skuadra duhet të kishte bërë shumë më mirë në këtë kompeticion. Duka thekson se Shqipëria tani duhet të ndryshojë faqe, për një objektiv historik, siç është kualifikimi për në Botëror.

“E filluam mirë dhe e mbyllëm keq këtë garë të Nations League, humbëm ndeshjen kryesore, përcaktuesen, por nuk është se shkëlqyem në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Realisht u mërzitëm, mbase dhe për faktin se krijuam shumë pritshmëri. Pasi të qetësohemi duhet ta analizojmë mirë këtë kompeticion. Përtej anës teknike e taktike, për të cilën stafi do t’i nënshtrohet një analizë të thellë, sërish vumë re që ekipi pësoi ulje-ngritje, që natyrisht na vunë në pozita në klasifikim. Ishim të vetëdijshëm dhe u pa qartë që nuk kishim kundërshtarë aspak të thjeshtë. Po aq sa jemi përsëri të bindur që kemi një skuadër shumë të fortë e që mund të na dhurojë përsëri emocione të forta.

Pas ndeshjeve në Europian duhet të bënim shumë më mirë në Nations League, por diçka nuk funksionoi siç donim dhe trajneri, stafi dhe ekipi do ta analizojnë mes tyre. Tani është koha për pak qetësi, pasi gjithkush e ndjen peshën e përgjegjësisë për atë që nuk bëmë mirë. Pavarësisht se nuk ishim aty ku meritojmë të jemi, përsëri kam bindjen, e jo vetëm unë, që kemi djem të shkëlqyer dhe një skuadër me shumë kualitet. Prezenca në Europian na dha më shumë forcë e vetëbesim, por forca reale është vazhdimësia. Asnjë shteg vetëkënaqësie nuk duhet të na pengojë për të bërë shumë më mirë se sa në kualifikueset e Europianit”, shprehet kreu i FSHF-së.

The post Presidenti Duka: Shqipëria duhet të bënte më mirë në Ligën e Kombeve, të kthejmë faqe për Botërorin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *