Ski/ Colturi lë gjurmë në Kupën e Botës, pozicionohet në vendin e dytë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Skiatorja shqiptare Lara Colturi shkruan historinë. Colturi u rendit në vendin e dytë, në garën e Sllallomit për femra. Në pisten austriake të Grugl, më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, teksa në total garonin jo pak por 75 rivale.

18-vjeçarja shkëlqeu sot, teksa regjistroi kohën 1’40″77, ndërsa Shiffrin që triumfoi, ia doli për 1’40’22. Për Colturin kjo ditë është historike, pasi për herë të parë e sheh veten në top-3 në një garë të Kupës së Botës. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e saj, me të ardhmen që duket e ndritur.

The post Ski/ Colturi lë gjurmë në Kupën e Botës, pozicionohet në vendin e dytë appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *