Ish-sulmuesi i Juves e Arsenalit sulmohet me thikë në rrugët e Nju-Jorkut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Juventusit Nicklas Bendtner është përfshirë në një ngjarje të frikshme dhe të pazakonte në rrugët e Nju-Jorkut.

36-vjeçari është sulmuar me thikë në rrugë teksa ishte duke ecur me shokët e tij. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ish-lojtari kishte dale me miqtë dhe me pas një burrë e ka sulmuar nga mbrapa me thikë dhe është larguar.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë ngjarjen, ndërsa ka qenë gazeta “The Sun” që e ka bërë publike dhe videon e cila shumë shpejt u bë virale dhe në rrjetet sociale.

Nicklas Bendtner për fatin e mirë shpëtoi pa lëndime por një anëtar i grupit shoqëror të ish sulmuesit, ka pësuar lëndime në fytyrë dhe po mjekohet në spital. Policia menjëherë ka identifikuar agresorin me emrin Joshua Zinberg, 25 vjeç, i cili është arrestuar një ditë pas ngjarjes dhe është akuzuar për tentativë vrasjeje dhe sulm.

Siç raportohet ,agresori, i cili është denoncuar nga nëna e tij, në polici, ka shfaqur shpesh herë probleme me shëndetin mendor. Vetë futbollisti nuk ka dhënë komente të tjera përveçse ka konfirmuar se ishte dhe ai pjesë e ngjarjes dhe ende është i traumatizuar nga ajo çfarë ndodhi në rrugët e Nju-Jorkut.

 

The post Ish-sulmuesi i Juves e Arsenalit sulmohet me thikë në rrugët e Nju-Jorkut appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *