Ndarja nga jeta e Tafajt, Duka shpreh ngushëllime: Një qytetar model me kontribute të paçmuara

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe ish-kandidat i pavarur i Bashkisë Tiranë.

Në një publikim në rrjetet sociale, Duka vlerëson kontributin e dhënë nga Tafaj.

“Ndarja e papritur nga jeta e Arben Tafajt më ka hidhëruar pa masë. Humbëm një mik të mirë, një qytetar model që ka dhënë kontribute të paçmuara për vendin e veçanërisht për komunitetin tiranas, të cilit i shërbeu pa pushim dhe me shumë dashuri”, shkruan Duka.

“Arben Tafaj ishte një politikan dhe një atdhetar i spikatur, që do të na mungojë shumë neve, miqve të tij, por edhe shoqërisë shqiptare. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Tafaj, miqve dhe të afërmve. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë respekt. U prehsh në paqe Ben”, shton ai.

The post Ndarja nga jeta e Tafajt, Duka shpreh ngushëllime: Një qytetar model me kontribute të paçmuara appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *