Në qendër të merkatos, Jasir Asani lë Korenë për Arabinë?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Jasir Asani është në qendër edhe të kësaj merkato dimërore që po vjen. Shumë ekipe ishin pas tij në verë, por asnjë prej tyre nuk arriti akordin me klubin e Gëangju, aty ku shqiptari aktivizohet.

Megjithatë, në këtë periudhë që futbollisti është i dëmtuar, ai po e shfrytëzon për pushime. Asani ka publikuar një foto në “InstaStory” nga ndërtesa e famshme në Dubai, Buji Kalifa. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë Korenë e Jugut, për të shijuar disa çaste në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë që 29-vjeçari ishte prezent edhe mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Madje, sulmuesi u takua edhe me presidentin e të kuqve, Gaz Demi.

The post Në qendër të merkatos, Jasir Asani lë Korenë për Arabinë? appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *