Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës lindi këtë të enjte në Kuvend, pasi kryeparlamentarja Elisa Spitropali njoftoi futjen me procedurë të përshpejtuar në rendin e ditës të një projektligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje.
Pa dhënë detaje të tjera rreth nismës, Spiropali tha se projektligji është firmosur nga 40 deputetë të mazhorancës dhe është dorëzuar paraditen e kësaj të enjteje në Kuvend. Opozita nga ana tjetër kundërshtoi futjen në mënyra të beftë në rendin e ditës të një projektligj për të cilin ata nuk janë njoftuar më herët, nuk është në rendin e ditës dhe nuk janë njohur me të. Madje, ligjvënësit e opozitës akuzuan se nisma nuk është depozituar në Kuvend sipas rregullores, por sipas tyre, firmat po mblidheshin aktualisht.
“Kuvendi s’është kafene dhe mbi të gjitha jo një sallë ku të talleni me deputetet. Na e vini në dispozicion lëresën, por s’është depozituar, sepse s’është njoftuar në nisje të seancës nga ana juaj. Nëse jeni duke e bërë gati silleni sipas rregullores”, tha kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.
Kryeparlamentarja Spiropali mohoi akuzat dhe i kërkoi sekretarisë së Kuvendit të vërë në dispozicion të kreut të grupit parlamentar projektligjin e depozituar me firmat e deputetëve të mazhorancës. Ajo njoftoi se projekligji do të votohet në fund të seancës.
Deputetët e tjerë socialistë u shprehën se projektligji është depozituar sipas rregullores.
“Ligj me porosi për zgjedhje”
Nismë e socialistëve për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, deputetët demokratë e cilësuan një “ligj me porosi” që vjen për efekt elektoral.
“Jeni kukulla të oligarkëve. Të ligjeve të porositura të Edi Ramës”, tha Bardhi.
“Po vijnë zgjedhjet dhe këta ujqër të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles, jo, se ju duhet vota… Jeni turp i historisë”, tha Flamur Noka.
The post Spiropali fut në mënyrë të beftë në Kuvend projektligjin e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, PD: Ju duhet për vota, turp! appeared first on GIJOTINA.
