Ironizon Kryemadhi: Punë e madhe se m’i morën vilat, do jetoj në çadër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Apelin e GJKKO u shqyrtua sot ankimi i Monika Kryemadhit për dy vilat e vendosura në sekuestro në rezidencën Kodra e Diellit. Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështje do ta ndjekë deri në Strasburg.

Do të ndjek të gjithë procedurat ligjore, jam e  bindur që kjo çështje do të përfundojë në Strasburg.

Monika Kryemadhi ironizoi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.

“5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin.

Ku e keni vrarë këmbën?

Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.

The post Ironizon Kryemadhi: Punë e madhe se m’i morën vilat, do jetoj në çadër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *