Minatorët sërish protestë: Status të veçantë dhe pensione dinjitoze

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Minatorë zhvilluan këtë të hënë protestën e radhës përpara kryeministrisë.

Ata përsëritën kërkesat për miratimin e statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze.

“Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, pro është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët. Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13 që janë kundër nenit 79 që është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj ju bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13 që janë kundër nenit 79.

Këtu i gjithë shteti është kundër këtij neni, nga parlamenti, ekzekutivi, kryeministri dhe të gjithë me radhë ku institutcionet nuk punojnë me ligj, por me sistem kompjuterik. Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës nga shteti i së drejtës që në fakt është shteti që rrjep qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë”, u shpreh një prej minatorëve.

The post Minatorët sërish protestë: Status të veçantë dhe pensione dinjitoze appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *