Ngjarje e rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në Bashkinë e Korçës.

Burime bëjnë me dije se një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.

Kanë qenë vetë prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën, por 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Këtë mëngjes, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka mbajtur një minutë heshtje për të miturin,  ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar te riun si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.

 

The post Ngjarje e rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *