Mazhoranca miraton faljen e gjobave. Opozita: ‘Karamele’ elektorale

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi këtë të martë me votat e mazhorancës nismën ligjore për faljen e gjobave.

Kjo nismë parashikon faljen e penaliteteve të vendosura gjatë 10 viteve të fundit, jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytete.

Më konkretisht bëhet fjalë për shfuqizimin e të gjitha masave administrative nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe Policia Bashkiake e Policia e Shtetit.

Në komision u propozua edhe falja e gjobave për banesat individuale në qytet. Tashmë kjo nismë ligjore do të duhet të marrë edhe aprovimin në Parlament, për t’u vënë në zbatim.

Opozita nga ana e saj e kundërshtoi këtë nismë të propozuar nga deputeti socialist Erion Braçe, me argumentin se bëhet me qëllim ndikimin në zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm. Ata e quajtën këtë nismë si një ‘karamele’ elektorale.

Në Parim opozita nuk ishte kundër faljes së gjobave, por sipas tyre, momenti në të cilin kjo gjë po vihet në zbatim, është i papërshtatshëm.

The post Mazhoranca miraton faljen e gjobave. Opozita: ‘Karamele’ elektorale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *