Vlora nuk gjen qetësi, sërish zjarr në fushën e mbetjeve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e së enjtes vendgrumbulimi i mbeturinave sërish është përfshirë nga flakët. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po shkojnë në vendngjarje.

Një muaj më parë fusha e mbetjeve në Vlorë u përfshi nga zjarri. Sipas të dhënave zjarri ishte i qëllimshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër fusha e mbetjeve është rindezur disa herë.

Ky fenomen është kthyer në një problematikë të madhe për qytetarët e Vlorës, pasi tymi nga zjarri në fushën e mbetjeve mbulon një pjesë të madhe të qytetit.

The post Vlora nuk gjen qetësi, sërish zjarr në fushën e mbetjeve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *